Home / Kryesoret / Thirrje për gjendje të jashtëzakonshme në kufirin Greqi-Maqedoni

Thirrje për gjendje të jashtëzakonshme në kufirin Greqi-Maqedoni

Një guvernator rajonal në veri të Greqisë ka kërkuar vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme në kufi me Maqedoninë, për shkak të krizës me migrantë.

Apostolos Tzitzikostas, guvernator i rajonit të Maqedonisë Qendrore, ka thënë se numri i migrantëve të bllokuar në kufi ka arritur në së paku 13,000.

Tzitzikostas ka thënë se në gjithë rajonin e Maqedonisë Qendrore janë 20,000 migrantë.
“Nuk mund ta bartim më vetë këtë peshë”, ka thënë ai për transmetuesin grek Skai, derisa ka vizituar pikën kufitare me Maqedoninë Idomeni.

Gjendja e jashtëzakonshme do të lehtësonte furnizimin me ndihma, thonë mediat greke.
Tzitzikostas i ka bërë thirrje Maqedonisë që të hapë kufijtë e saj menjëherë.

Maqedonia lejon në territorin e saj vetëm sirianë dhe irakianë, ndonëse edhe ata duhet t’iu nënshtrohen kontrolleve të rrepta.

Më herët, komisionari për Migrim i Bashkimit Evropian, Dimitris Avromopoulos, ka thënë se Greqia është e mbingarkuar me migrantë dhe se e gjithë bota duhet të reagojë.

Së paku 2,000 migrantë të rinj regjistrohen në Greqi çdo ditë.
Mbi 125,000 njerëz kanë arritur këtë vit në brigjet greke – gati 12 herë më shumë se në tre muajt e parë të vitit 2015./REL/

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *