Home / Kryesoret / Tiranë, policia çaktivizon një lëndë eksplozive të vendosur në një automjet
TIRANË (AA) - Një pako e dyshimtë në një automjet të parkuar në një nga lagjet e Tiranës ka alarmuar policinë e kryeqytetit shqiptar, raporton Anadolu Agency (AA). ( Olsi Shehu - Anadolu Agency )

Tiranë, policia çaktivizon një lëndë eksplozive të vendosur në një automjet

Një pako e dyshimtë në një automjet të parkuar në një nga lagjet e Tiranës ka alarmuar policinë e kryeqytetit shqiptar, raporton Anadolu Agency (AA).

Pas verifikimeve nga forcat xheniere rezultoi që ishte lëndë eksplozive, dhe forcat e policisë kanë bërë të mundur çaktivizimin e saj.

Makina ishte e parkuar në rrugën “Sitki Çiço”, në afërsi të shkollës “Niket Dardani”, ku pronari i një automjeti ka konstatuar të thyer xhamin e makinës. Kur ky i fundit ka kontrolluar në brendësi ka gjetur poshtë sediljes së pasagjerit një pako të dyshimtë.

Shoferi ka njoftuar menjëherë policinë, ku më pasi janë bërë verifikimet ka nisur çaktivizimi i lëndës që mbante pakoja e dyshimtë. Mësohet se vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *