Home / Lajme / Rajon / Tiranë, seks për 300 euro në Bllok, arrestohen 7 persona

Tiranë, seks për 300 euro në Bllok, arrestohen 7 persona

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 persona me akuzën për shfrytëzim dhe ushtrim prostitucioni. Policia bëri me dije se nga Seksioni për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë mbas një hetimi 9 mujor u bë e mundur të finalizohet Operacioni “Mustang”, për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

Si rezultat, janë arrestuar në flagrancë dhe ndaluar shtetasit:

Nik Gjonikaj 1968, lindur ne Laç dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Prodhim, shitje të narkotikëve”. (V.P. 114/2)

2. Melsi Mita, 1964, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. (V.P. 113 )

3. Besnik Manka, i.1981, lindur dhe banues ne Tirane, I pa denuar. (V.P. 114/2)

4. Aureta Boja, 1989, lindur në Elbasan dhe banuese në Tiranë. (V.P. 113)
5. Bledian Nurja, .1984, lindur dhe banues në Tiranë, i pa dënuar më parë. (V.P. 114/2)

6. Domenika Doko, dt1992, lindur dhe banuese në Tiranë, e pa dënuar më parë. (V.P. 113)

7. Hajredin Sula,1979, lindur dhe banues në Tiranë .( V.P. 113)

Shtetasi Nik Gjonikaj në bashkëpunim me shtetasit Besnik Manka dhe Bledjan Nurja , sipas porosive të klientëve me qëllim prostitucioni siguronin vajza të ndryshme për këtë aktivitet kriminal kundrejt pagesës.

Pikërisht në datë 23.03.2016 ora 21:00 u dokumentua që shtetasit e mësipërm kanë ndërmjetësuar që shtetaset Domenika Doko dhe Aureta Boja të kryejnë prostitucion me shtetasit Melsi Mita dhe Hajredin Sula.

Pagesa për çdo rast prostitucioni varionte nga 100 euro ora deri në 300 euro për qëndrim për një kohë më të gjatë dhe paratë ndaheshin me tutorët e tyre të sipërpërmendur.

Aktiviteti i mësipërm kryhej në hotele të ndryshme të Tiranës të cilët do të procedohen nga Policia për vënie në dispozicion të ambienteve për ushtrim prostitucioni.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme për veprën penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”, parashikuar nga nenet 113 dhe 114/2 të Kodit Penal.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *