Home / Kryesoret / Tragjedi në Gjevgjeli, mbyten tre refugjatë

Tragjedi në Gjevgjeli, mbyten tre refugjatë

re refugjatë janë mbytur ndërsa 23 të tjerë janë shpëtuar gjatë përpjekjeve për të kaluar lumin “Suva Reka”, informojnë nga organizatat joqeveritare aktive në terren.

“Tre persona janë mbytur në Gjevgjeli ndërkohë që po punohet në zbardhjen e identitetit të tyre. Ekipet janë në terren dhe po kryejnë hetimet”, konfirmuan nga Ministria e Punëve të Brendshme, për të shtuar se gjatë ditës do të shpalosin më shumë detaje.

Organizatat joqeveritare informojnë se incidenti ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 7:30 në të cilin dy burra dhe një grua kanë humbur jetën, ndërsa 23 persona janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në qendrën transitore Vinojug ku po marrin ndihmën mjekësore

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *