Home / Kryesoret / Tre ushtarë turq humbin jetën gjatë përleshjes me PKK-në
MARDIN (AA) - Tre ushtarë turq janë vrarë gjatë një përleshjeje të armatosur me terroristët e PKK-së në Turqinë juglindore, në provincën Mardin. ( Emrah Yorulmaz - Anadolu Ajansı )

Tre ushtarë turq humbin jetën gjatë përleshjes me PKK-në

Tre ushtarë turq janë vrarë gjatë një përleshjeje të armatosur me terroristët e PKK-së në Turqinë juglindore, në provincën Mardin, raporton Anadolu Agency (AA), duke iu referuar burimeve ushtarake.

Sipas po të njëjtave burime, ushtarët kanë rënë dëshmorë gjatë një operacioni anti-terrorist në qarkun Dargecit të Mardinit, ndërsa njoftohet për shtatë pjesëtarë të PKK-së të vrarë gjatë operacionit i cili është në vazhdim e sipër.

PKK-ja, e cila konsiderohet organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-të dhe BE-ja, rifilloi fushatën e armatosur kundër shtetit turk në fund të korrikut të vitit 2015.

Që prej atëherë, më shumë se 280 pjesëtarë të forcave të sigurisë kanë rënë dëshmorë dhe mijëra terroristë të PKK-së janë vrarë gjatë operacioneve.

Gjithashtu lexo

Arrestohet Shpend Ahmeti në Milano

Krytari i Prishtinës dhe zyrtari i lartë në Lëvizjen Vetëvendosje, Shpend Ahmeti është arrestuar sontë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *