Home / Lajme / Kronika e zezë / Tronditet Shkupi, kjo vajzë bëri vetëvrasje pasi u dhunua nga taksisti (Foto)

Tronditet Shkupi, kjo vajzë bëri vetëvrasje pasi u dhunua nga taksisti (Foto)

Nëna e 20 vjeçares Stefani, e cila dje para dite bëri vetëvrasje duke u hedhur nga një ndërtesë në lagjen Aerodrom të Shkupit, me lot në sy zbulon shkakun se pse vajza e saj ka vendosur të bëjë vetëvrasje.
“Ajo sapo fitoi një punë në anije dhe duhej të shkojë në Amerikë më 9 prill. Dje ndodhi diçka tragjike për të, gjë që nuk arriti ta tejkalojë dhe të vazhdojë të jetojë. Natën paraprake e dhunoi një taksist i cili është dashur at sjellë në shtëpi. E dëgjova se si bërtet natën. Vrapova dhe e gjeta të zhveshur dhe të tronditur. Më tregoi se e ka dhunuar taksisti. E dija që për vajzën time kjo ishte një tmerr, po nuk ma mori mendja se do të vendosë të bëjë vetëvrasje. Mirëpo ja në mëngjes, pa e vërejtur unë, vendosi të bëjë gjënë më të tmerrshme”, ka rrëfyer mërkurën nëna e Stefanit, transmeton Lajm.

Ajo ka thënë se dëshiron të informojë opinionin për këtë tragjedi, që të merret vesh se pse vajza e saj ka vendosur të ikë nga kjo jetë dhe të kuptohet se çfarë monstrumë jetojnë mes nesh.
Identiteti i taksistit dhunues, sipas nënës së vajzës është i njohur për policinë.

va1

Gjithashtu lexo

Nuk do të ketë mungesë të drurit – (VIDEO)

Zjarret që ishin aktiv në periudhën e kaluar nuk do t’i shtrenjtojnë drutë për ngrohje. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *