Home / Lajme / Botë / Trump shënoi edhe tri fitore, Sanders e deklasoi Clintonin në Michigan

Trump shënoi edhe tri fitore, Sanders e deklasoi Clintonin në Michigan

Donald Trump ka fituar edhe në tri shtete ku u mbajtën zgjedhjet partiake republikane për garën për nominim presidencial në Shtetet e Bashkuara.

Ai fitoi në Miçigen, Misisipi dhe Havai, ndërsa rivali i tij kryesor, Ted Cruz, politikan konservator, ka fituar në Ajdaho.

Dy kandidatët e tjerë republikanë, senatori Marco Rubio, dhe guvernatori i Ohajos, John Kasich, kanë mbetur prapa.

Ndër demokratët, ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, e ka ruajtur udhëheqjen e saj duke fituar në Misisipi, por ka pësuar disfatë befasuese nga rivali i saj kryesor, Bernie Sanders, në Miçigen.

Aktualisht, Clinton ka fituar në 13 prej 22 shteteve dhe sipas rrjetit CNN, tash i ka 1,238 delegatë, ndërsa Sanders i ka 572 delegatë. Për ta fituar nominimin partiak nevojiten 2,382 delegatë.

Rrjedhimisht, duket se Hillary Clinton tashmë është fokusuar në zgjedhjet e përgjithshme më 8 nëntor.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *