Home / Lajme / Botë / U rrëzua aeroplani ushtarak rus Su-25

U rrëzua aeroplani ushtarak rus Su-25

Aeroplani ushtarak rus Su-25 u rrëzua mbrëmë në rajonin jugor Stavropol, ndërsa piloti humbi jetën, kumtoi Ministria ruse e Mbrojtjes.

Fatkeqësia ndodhi gjatë kohës së stërvitjes së fluturimit. Aeroplani nuk ka pasur armë dhe është rrëzuar në një rajon jo të banuar, transmeton Tanjug.

Nga ana e Ministrisë së Mbrojtjes është formuar komisioni special i cili do ta hetojë shkakun e fatkeqësisë.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *