Home / Kryesoret / UEFA rrit çmimin e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve
NION (AA) – Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka rritur për 14 përqind çmimin e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve, e cila më 28 maj do të luhet në Milano, në stadiumin San Siro. ( AA - Anadolu Ajansı )

UEFA rrit çmimin e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve

Federata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka rritur për 14 përqind çmimin e biletave për finalen e Ligës së Kampionëve, e cila më 28 maj do të luhet në Milano, në stadiumin San Siro, raporton Anadolu Agency (AA).

UEFA nuk ka ndryshuar çmimin e biletës më të lirë prej 70 dhe 160 euro, por katerogrinë tjetër në krahasim me vitin e kaluar në Berlin ka rritur çmimin për 14 përqind, nga 280 në 320 euro.

Kategoria e parë e biletave do të shitet për 440 euro që është për 50 euro, gjegjësisht 13 përqind, më shumë se krahasuar me vitin e kaluar.

Nga UEFA porositën se për tifozët do të jenë në dispozicion 46 mijë bileta prej 71 mijë e 500 vendeve aq sa është kapaciteti i stadiumit.

Për finalistët do të ndahen 20 mijë bileta, ndërsa 6 mijë do të jenë në shitje të lirë. Vendet tjera do të jenë të rezervuar për sponsorët, emetuesit, mysafirët e UEFA-së, federatat kombëtare dhe organizatorët lokalë.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *