Home / Kryesoret / USHT dhe Universiteti ,,Haxhi Zeka” nga Republika e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

USHT dhe Universiteti ,,Haxhi Zeka” nga Republika e Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

Universiteti Shtetëror i Tetovës dhe Universiteti ,,Haxhi Zeka” nga Peja e Republikës së Kosovës nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshjen e firmosën Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti dhe Rektori i Universitetit ,,Haxhi Zeka” Prof. asoc. dr. Fadil Millaku, pas takimit që zhvilluan në kabinetin e Rektorit Prof. dr. Vullnet Ameti. Në këtë takim, Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti ishte i shoqëruar nga Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar i USHT-së, Prof. dr. Arbër Çeliku, Sekretari i përgjithshëm i USHT-së, Adem Beadini, shefja e Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Mr. sc. Hatibe Deari – Zeqiri, dekani i Fakultetit Ekonomik, Doc. dr. Raman Ismaili, si dhe shefi i Kabinetit të Rektorit të USHT-së, Mr. sc. Faton Shabani. Ndërsa Rektori i Universitetit ,,Haxhi Zeka” nga Peja, Prof. ssoc. dr. Fadil Millaku, shoqërohej nga Prorektori për Çështje Akademike, Prof. ass. dr. Sabiha Shala, Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. ass. dr. Ibish Mazreku dhe dekani i Fakultetit të Biznesit, Prof. sss. dr. Halit Shabani.

Qëllimi i kësaj marrëveshje bashkëpunimi mes USHT-së dhe Universiteti ,,Haxhi Zeka” është zhvillimi i bashkëpunimit akademik në nivelin e studimeve universitare, si dhe zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore.

Rektori i USHT-së, Prof. dr. Vullnet Ameti tha se sipas kësaj marrëveshje palët janë dakorduar që të zhvillojnë aktivitete me interes të përbashkët në fushat akademike. ,,Me këtë marrëveshje, dy institucionet tona kanë mundësi që të bëjnë shkëmbim të stafit akademik dhe administrativ; shkëmbim studentësh të cikleve të ndryshme të studimeve, për periudha semestrale studimi, ose për periudha të praktikave; aktivitete dhe publikime të përbashkëta në kërkime shkencore; pjesëmarrje në seminare, konferenca, evenimente dhe takime akademike; shkëmbim të materialeve akademike, si dhe informacione të tjera të nevojshme; programe të veçanta akademike afatshkurtra etj.

Sipas marrëveshjes, bashkëpunimi do të mbështetet mbi bazën e parimeve demokratike dhe në pajtim me autonominë dhe lirinë akademike të të dy universiteteve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *