Home / Lajme / Maqedoni / Ushtari i tre luftërave dënohet me 12 vjet burg (FOTO)

Ushtari i tre luftërave dënohet me 12 vjet burg (FOTO)

Ish-ushtari i tre luftërave të UÇK-së dhe UÇPMB-së, Rexhep Rexhepi, i njohur si komandant Çiçavica nga Kumanova u dënua me 12 vjet burg. Ai u arrestua më 24 prill të vitit të kaluar gjatë një operacioni të njësiteve speciale, ku bashkë me të u arrestuan dhe më pas u lanë të lirë edhe dy vëllezërit e tij. Ai u dënua pasi që sipas policisë në shtëpinë e tij ishte gjetur material eksplozivi. Djali i tij kishte deklaruar për INA se atë ditë policia pasi që kishte kryer bastisjen, në një moment na urdhëron të dalim jashtë dhe pas bastisjes së dytë, dolën dhe thanë se kanë gjetur eksploziv.

Rexhep Rexhepi ishte edhe invalid i luftës së UÇK-së, me status të pranuar edhe nga Republika e Kosovës, ndërsa së fundi po punonte si punëtor për mirëmbajtje në një nga shkollat e qytetit të Kumanovës. Ai u arrestua vetëm disa ditë pas sulmit në stacionin policor në Goshincë dhe disa ditë para rastit të 9 majit në Kumanovë.

Vetë Rexhepi e ka konfirmuar dënimin e shqiptuar ndaj tij.

“Pas ni procesi te montuar politik, te cilin nuk arriten ta rregullojnë si kan dasht qeveritaret, por me kembngulje te disa personave qe me qdo kusht te denohem kan sjel vendim qe te metem ne burg dhe me kan denu 12 vjet pa asnje deshmi vetem pse kam qen kunder veprimeve te tyre”, ka shkruar Rexhep Rexhepi, i cili është familjar i komandantit të vrarë Xhemail Rexhepi – komandant Shqiponja.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *