Home / Lajme / Maqedoni / Vajza e Gafurr Dugollit me porosi prekëse: Babai im nuk është kriminel! (Foto)

Vajza e Gafurr Dugollit me porosi prekëse: Babai im nuk është kriminel! (Foto)

Familjarë, ish bashkëluftëtarë dhe qytetarë të Prishtinës, sot janë mbledhë në protestë të re para ambasadës maqedonase në Prishtinë, ku kërkohet lirimi i ish pjesëtarit të UÇK-së, Gafurr Dugolli, raporton “Lajm”. Ai të premten është arrestuar nga autoritetet maqedonase, me fletëarrest të lëshuar nga Serbia.

Në ditën e dytë të protestës ka bë përshtypje mesazhi i vajzës së Gafurrit: Babai im nuk është kriminel!
Gafurr Dugolli po mbahet në burgun e Shkupit, në kohë kur disa politikanë (gjysmë)shqiptarë po rrahin gjoks se janë duke e mbrojtur dinjitetin e UÇK-së, gjë që len hapësirë për dyshim se deri sa këta politikanë të mbrojnë dinjitetin, ish ushtarët e UÇK-së vazhdimisht do të vriten, arrestohen dhe nënçmohen.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *