Home / Lajme / Botë / Vajzës katër vjeçare ia presin kokën në sy të nënës

Vajzës katër vjeçare ia presin kokën në sy të nënës

Një vajze katër vjeçare në Taiwan, i është prerë koka në sytë e së ëmës së saj, shkruan CNN.

Në mëngjesin e së hënës, një burrë 33 vjeçar e ka sulmuar vajzën me një hanxhar në sytë e nënës së saj, përderisa ato ishin drejtuar për në një stacion të metrosë në Taipei, në kryeqytetin e ishullit.

Nëna e vajzës ka qenë duke vozitur me biçikletë kur ka ndodhur kjo tragjedi.

Ajo e ka parë burrin tek i afrohej asaj, mirëpo ka menduar se po ju vjen në ndihmë, e më pas ai e ka nxjerrë thikën dhe i ka prerë kokën, transmeton Klan Kosova.

“E kam parë atë person duke e sulmuar vajzën time me hanxhar. Menjëherë e kam kapur e jam munduar ta largoj nga vajza, por nuk ia kam arritur”.
Kalimtarët e rastit i kanë dëgjuar britmat e saj duke kërkuar për ndihmë dhe kanë vrapuar që ta bllokojnë sulmuesin të ikë nga vendi i ngjarjes deri në arritjen e policisë.

Në bazë të hetimeve i dyshuari identifikuar vetëm me mbiemrin e tij Wang, ka qarkulluar atë ditë rreth stacionit të metrosë dhe e ka vjedhë thikën në një super market.

Policia ka thënë se personi që e ka kryer sulmin, është diagnostifikuar me sëmundje mendore dhe më parë kishte qenë pacient i një spitali psikiatrik.

Sulmuesi është arrestuar dhe është dërguar në stacionin policor.

Në vitin 2014, një 21 vjeçar tajvanez i quajtur Cheng Chieh, ka kryer një vrasje masive në sistemin e metrosë në Taipei, duke vrarë 4 persona e lënduar 24 të tjerë.

Gjithashtu lexo

Të paktën 37 persona humbën jetën në një kryengritje në burgun e Venezuelës

Të paktën 37 persona humbën jetën në përleshjet midis të burgosurve dhe forcave të sigurisë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *