Home / Lajme / Maqedoni / Vanhautte: Ndryshimi i regjimit në Maqedoni përmes zgjedhjeve nuk është më opsion

Vanhautte: Ndryshimi i regjimit në Maqedoni përmes zgjedhjeve nuk është më opsion

Ndërmjetësi belg në bisedimet mes partive politike nënshkruese të marrëveshjes së Përzhinos Piter Vahnaute në bisedë për Dojçe Velen thotë se është i shokuar nga atmosfera e frikës në Maqedoni, ndërsa sipas tij zgjedhjet asgjë nuk do të ndryshojnë sepse VMRO-SDPMNE arrinë në të gjitha pjesët e shoqërisë dhe nuk lejon asnjë mendim të lirë dhe kritik, raportn Antpress.mk.

Në pyetjen se a është Maqedonia e gatshme për zgjedhjet e 5 qershorit Vanhautte thorë:

„Më se e qartë ëshrë se Maqedonia nuk është e përgatitur për zgjedhje . nga easpekti i rezolutës së konflikteve , fillimisht duhet të zgjidhen të gjitha problemet kyçe me qëllim që vendi të kthehet pas në një demokraci normale dhe funksionale. Vetëm atëherë mund të mendohet për organizimin e zgjedhjeve. Është e pamundër që në këtë afat kohor të zgjidhen problemet në listën zgjedhore. Me ulje artificiale të numrit të problemeve VMRO-DPMNE mundohet të ik nga përgjegjësia e saj pas akuzave për manipulime zgjedhore dhe mohon çdo përgjegjësi për keqpërdorim të listës zgjedhore. Nga ana tjetër shumica e mediave janë nën kontroll të VMRO-DPMNE-së. Për shkak të mungesës së ndarjes të partisë nga shteti është e pamundur të organizohen zgjedhje fer dhe demokratike me kushte të njejta për të gjithë partitë”ka thënë Vanhautte për Dojçe Vele, transmeton Antpress.mk.

Vanhautte është i shokuar nga numri i madh i personave të cilët janë në paraburgim vetëm se kanë kundërshtuar Qeverinë apo kanë kundërshtuar rregullat e saja. Ai është i habitur nga numri i lartë i njerëzve, përfshirë këtu edhe gjyçtarë të cilët janë larguar nga puna. Në përfundimin e mandatit të tij eksperti belg është shprehur se është shojuar nga niveli i lartë i korrupsionit, nga blerja e diplomave universitare dhe punësimi i kuadrit jo adekuat që sipas tij pritet të rezultojë me dështim të plotë të funsionimit të shtetit.

„Ndryshimi i regjimit përmes zgjedhjeve nuk është ë opsion. Mbështetja ndërkombëtare është opsioni i vetëm dhe duhet veprim urgjent”ka thënë Vanhautte.

Sipas tij ai veprim duhet të rezultojë krijimin e një Qeveria teknike ad hok me një afat 2 deri 3 vjeçar, kohë kjo që është e nevojshme që të zgjidhet numri i madh i problemeve në menaxhmentin financiar, arsimin, gjyqësorin dhe mediat. Por sipas Vanhauttes problemi më i madh për daljen nga kriza është mosvendosshëmëria e faktorit ndërkombëtar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *