Home / Kryesoret / Vanhoutte: Askund s’kam parë njerëz aq të trembur si në Maqedoni

Vanhoutte: Askund s’kam parë njerëz aq të trembur si në Maqedoni

Dallimi më i dukshëm që e kam vërejtur në këtë vend (Maqedoni, v.j.) është klima e frikës. Me këdo që të bisedosh, kudo që të shkosh, njerëzit janë të trembur. S’kam parë një gjë të tillë deri tani në asnjë vend të rajonit, thotë ndërmjetësuesi belg në procesin politik në Maqedoni Peter Vanhoutte në intervistën për portalin e ri slobodna.mk, ku gjithashtu thotë se në situatë si kjo Maqedoni guxon të shkojë në zgjedhje.

“Arsyeja për këtë, duket qartë, është se një parti ka arritur ta ngujojë shtetin, duke preferuar mënyrën autoritare të qeverisjes. Ata kontrollojnë gjithçka – çdo qoshe e shoqërisë është e kontrolluar prej tyre. Kjo është ajo që e quajmë regjim autoritar. Kjo, sipas meje, është dallimi më i madh krahasuar me cilindo vend tjetër të rajonit. Dhe kjo është diçka tepër, tepër e keqe”, thotë Vanhoutte.

Ai thekson se vendi për momentin nuk është i gatshëm për kurrfarë zgjedhjesh.

“Është e natyrshme, në një situatë konflikte, që së pari t’i zgjidhni problemet, problemet reale, e pastaj të negocioni për atë se kur duhet të organizohen zgjedhje. Këtu po bëhet krejtësisht e kundërta. Nga të gjitha rekomandimet në Reformat Urgjente Prioritare dhe raportin e Pribes, deri tani nuk është arritur asgjë. Ka zero arritje! Dhe të shkosh kështu në zgjedhje është shaka. Nuk duhet ta bëni këtë”, porosit Vanhoutte.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *