Home / Kryesoret / Vankovska: Janeva të mësoje të lexoj, ndërsa Prokuroria Speciale të mos merret me spektakël

Vankovska: Janeva të mësoje të lexoj, ndërsa Prokuroria Speciale të mos merret me spektakël

Profesoresha universitare, Biljana Vankovska, publikimin e rastit të dytë nga Prokuroria Speciale Publike me titullin “Tortura” e cilësoi si një spektakël për popullin, sesa një procedurë gjyqësore. Ajo kërkoi që Katica Janeva të mësohet të lexoje.

“Nga aq shumë propagandë dhe spinë, njeriut i rrotullohet koka dhe i vjen me vjell. Shikoni ballinën e gazetës ‘Vest’ dhe gazetave të ngjashme për të mos kuptuar se për çka bëhej fjalë në pres konferencën e djeshme të Prokurorisë Speciale Publike. Një ndryshim total i fakteve.

Nga ana tjetër, përballë euforisë e cila po paraqitet para çdo dalje publike të Fatime dhe Lence ( përderisa Katica të mësoje të lexoje), tek unë ka një zhgënjim. Emri më i ri i lëndës së Prokurorisë Speciale Publike, ‘Tortura’ është pretendencioz dhe nuk guxon që të ekzistoje vetëm për mënyrën se si u arrestua Boshkovski.

Përveç kësaj, në mënyrë bombastike të paraqitësh një rast të cilin i tërë opinioni e ka parë qysh në kohën kur ka ndodhur, kjo është më shumë për popull sesa për procedurë gjyqësore.

Ende shpresoj se më seriozisht do t`i përgatisin lëndët prej asaj që po japin spektakël në opinion”, shkroi ndërmjet tjerash Biljana Vankovska në profilin e saj në Facebook.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *