Home / Kryesoret / Vazhdim i dy seancave kuvendore

Vazhdim i dy seancave kuvendore

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të vazhdojë dy seanca dhe atë seancën e 97-të dhe 99-të.

Në suaza të seancës së 99-të pritet deputetët ta fillojnë debatin për Raport për aktivitetet e Prokurorisë publike për shkeljen e veprave penale të lidhura dhe të cilat dalin nga përmbajtja e ndjekjes joligjore të komunikimeve për periudhën prej gjashtë muajve (për periudhën nga 15.09.2015 deri më 15.03.2016). Raporti i prokurores speciale është pika e rendit të ditës të kësaj seance.

Deputetët e kësaj seance duhet të shprehen për ndryshimet e Ligjit për mbrojtje të natyrës, të Ligjit për menaxhim me mbeturinat, të Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor, të gjitha sipas procedurës së shkurtuar, për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për ndërtim, sipas procedurës së shkurtuar, të parashtruar nga deputetët e VMRO-DPMNE-së dhe ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për procedurë penale, sipas procedurës së shkurtuar.

Kësaj seance i ka paraprirë vazhdimi i seancës së 97-të në të cilën deputetët duhet të diskutojnë për Propozim-ligjin për ndryshime të ligjit për ndryshime të Ligjit për organizim dhe punë të organeve të drejtorisë shtetërore, sipas procedurës së shkurtuar.

Gjithashtu lexo

Policia me apel ndaj lokaleve të natës – (VIDEO)

Muajt e verës janë karakteristike kur në  shumë lokale hotelerike frekuentohen gjatë orëve të natës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *