Home / Kryesoret / Vazhdojnë protestat për menaxhimin e ujësjellësit në Bogovinë (VIDEO)

Vazhdojnë protestat për menaxhimin e ujësjellësit në Bogovinë (VIDEO)

Kanë vazhduar protestat e banorëve të fshatit Bogovinë nmë lidhje me menaxhimin e ujit të pijshëm në këtë fshat. Kjo është hera e tretë që këta banorë protestojnë para komunës duke këkruar që uji të mos menaxhohet nga komuna por nga shoqata e cila deri më tash ka menaxhuar me ujin në këtë fshat.Banorët insistojnë se ata vetë e kanë ndërtuar këtë ujësjellës dhe vetë duhet ta menaxhojnë, duke shprehur dyshime se komuna më pas edhe mund të keqpërdorë këtë ujësjellës, raporton Televizioni Koha.

Edhe në protestën e radhës organizatorët deklaruan se ata së bashku me qytetarët nuk janë kundër zbatimit të ligjit për vetëqeverisje lokale por për gjetjen e një zgjidhjeje që do të ketë bazë ligjore zgjidhje e cila do të mundësoj që edhe më tutje shoqata joqeveritare “Ali Munishi” nga fshati Bogovinë të vazhdojë të mirëmbajë dhe menaxhoj ujësjellësin në këtë fshat.

Organizatorët gjatë protestat kanë theksuar se nëse eventualisht nuk respektohet vullneti i qytetarëve të komunës së Bogovinës atëherë qytetarët e këtij fshati do të detyrohen që të vazhdojnë të protestojnë por edhe të qëndrojnë përpara komunës deri në gjetjen e një zgjidhjeje përfundimtare.

“Dëshirojmë që t`ua bëjmë me dije opinionit, qytetarëve dhe autoriteteve të komunës se këshilli protestues nuk konteston kompetencën ligjore për administrim të ujit për pije dhe është I vetëdijshëm se zgjidhja duhet të bëhet në bazë të ligjeve ekzistuese. Këshilli organizativ dhe qytetarët e Bogovinës e mbrojnë ujine pijshëm që është investim krykëput I banorëve dhe nuk është në pronësi të komunës dhe nuk figuron si objekt komunal në asnjë dokumentacion tjetër. Duke u nisur nga kjo komuna nuk mundet në mënyrë joligjore që të mer në menaxhim rrjetin e ujësjellësit për të keqpërodrur të njejtin”, tha Vedat Sadiki, anëtarë i këshillit organizativ të protestave, transmeton Televizioni Koha.

Nga këshilli protestues kanë kërkuar edhe nga komuna por edhe nga këshilli që të shqyrtojë kërkesat e tyre dhe të tejkalohen mosmarrëveshjet në kuadër të ligjit.

Nga komuna e Bogovinës nuk kanë komentuar protestat e banorëve.

Ndryshe ujësjellësi në fshatin Bogovinë është ndërtuar nga vet qytetarët e këtij fshati ku në punimet që janë zhvilluar në vitin 1985 për ndërtimin e këtij ujësjellësi kishte edhe një viktimë nga ky fshat që ishte Ali Munishi. Që nga viti 1985 ujësjellësin në fshatin Bogovinë e ka mirëmbajtur dhe administruar shoqata joqeveritare “Ali Munishi” nga e cila shoqatë qytetarët janë të kënaqur dhe me ngulm kërkojnë që edhe në të ardhmen shoqata “Ali Munishi të vazhdoje të mirëmbajë dhe menaxhojë ujësjellësin në këtë fshat e jo ingerencat për menaxhimin e ujësjellësit t’i barten komunës ashtu siç parasheh ligji për vetqeverisje lokale. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Kujt i pengon xhamia në Kodrën e Diellit dorëzohet padi penale ndaj ndërtuesit të xhamisë

Pronarët e vilave në Kodrën e Diellit deri në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë, kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *