Home / Lajme / Maqedoni / Vazhdon gjykimi për “Lagjen e trimave”

Vazhdon gjykimi për “Lagjen e trimave”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të mbahet seanca e pestë për procesin gjyqësor “Lagjja e trimave”. Seanca duhej të mbahet më 2 mars, por është anuluar për shkak të mungesës së kushteve për mbajtjen e debatit kryesor në Gjykatë.

Tre prej avokatëve të të akuzuarve atëherë e braktisën gjykatën, për shkak, siç theksuan, kushteve të këqija në të cilat zhvillohet gjykimi. Avokatët janë dënuar me nga 1.200 euro për shkak të, siç thuhet, prishjes së rendit në gjykatë dhe pamundësimin e kushteve për mbajtjen e debatit kryesor.

Avokatët kanë kërkuar që të plotësohet parimi kryesor i gjykimit korrekt, të drejtë dhe publik, gjegjësisht secilit mbrojtës t’i mundësohet t’i ulet pranë të akuzuarit që e përfaqëson, prania e së paku njërit prej familjarëve të të akuzuarve, si dhe prania e gazetarëve.

Dy seancat e para për rastin “Lagjja e trimave” në të cilin akuzohen 29 persona të cilët ngarkohen për “terrorizëm dhe pjesëmarrje në një organizim terrorist” u mbajtën në sallën e madhe të Gjykatës Supreme.

Gjykata Penale e Shkupit i përgënjeshtroi pohimet e një pjese të avokatëve në procesin gjyqësor për “Lagjen e trimave” se gjykata nuk i siguron kushtet për udhëheqjen e procedurës.

Në gjykatë, siç theksohej në kumtesë, përveç të akuzuarve dhe mbrojtësve të tyre, si dhe personat e obliguar për zbatimin dhe sigurimin në gjykatë të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësues të misionit të OSBE-së dhe Ambasadës së Kosovës.

“Shtesë, për shkak të ndjekjes transparente dhe të paanshme dhe transmetimin e ngjarjeve në gjykatë, gjykata siguroi video-konferencë nga gjykata për mediat, në bibliotekën e gjykatës ku morën pjesë 23 gazetarë të mediave të ndryshme, si dhe përfaqësues të Komitetit të Helsinkit dhe Koalicionit – Të gjithë për gjykim të drejtë, shtohet në kumtesë. Edhe krahas kësaj gjendje, siç theksuan nga Gjykata penale, në gjykatë janë siguruar 10 deri në 15 vende të parapara për familjarët e të akuzuarve të cilët kanë kërkuar prani.

Më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar në Lagjen e Trimave të Kumanovës një grup i armatosur u përlesh me forcat e sigurisë. Në të shtënat jetën e humbën tetë policë dhe dhjetë persona të grupit të armatosur, ndërsa edhe dyzetë policë tjerë u lënduan rëndë

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *