Home / Lajme / Botë / Vazhdon protesta me mosbindje civile në Irak
BAGDAT (AA) - Vazhdojnë protestat me mosbindje civile në hyrjet e zonës së gjelbërt në të cilën gjenden godinat qeveritare në Bagdad. ( Haydar Hadi - Anadolu Agency )

Vazhdon protesta me mosbindje civile në Irak

Vazhdojnë protestat me mosbindje civile në hyrjet e zonës së gjelbërt në të cilën gjenden godinat qeveritare në Bagdad, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat të cilat kanë filluar pas thirrjes së liderit shiit, Mukteda es-Sadr, kanë hyrë në ditën e tyre të katërt.

Qindra persona, mbështetës të liderit Sadr kanë ngritur çadra në hyrjet e zonës së gjelbërt. Ata po ushtrojnë presion mbi qeverinë për realizimin e reformave. Ndërkohë protestuesit do të qëndrojnë të presin vendimin e liderit të tyre Sadr dhe mbi bazën e vendimit të tij do të bëhet e ditur nëse do të vazhdojnë ose jo në këto çadra.

Haxhi Salim Ajish, kryesuesi i kësaj proteste ka thënë se këto veprime të tyre janë paqësore dhe se këtë ata e bëjnë për të drejtat e popullsisë si dhe zhdukjen e korrupsionit i cili sipas tyre ka kapluar çdo pjesë të qeverisë.

Ndërkohë që sonte lideri Sadr pritet të mbajë një fjalim i cili konsiderohet ”i rëndësishëm” protestuesit thonë se në rast se kërkesat e tyre nuk plotësohen veprimet e tyre do të përshkallëzohen.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *