Home / Kryesoret / Vesel Memedi përjashton mundësinë e largimit nga kreu i RDK-së

Vesel Memedi përjashton mundësinë e largimit nga kreu i RDK-së

Kryetari i RDK-së, Vesel Memedi përmes letrës së tij të fundit ka përjashtuar mundësinë e largimit të tij nga kreu i kësaj partie, edhe pas një letre të një pjese të kryesisë qendrore, ku ai është përballur me shumë akuza. Memedi ka kërkuar që kryesia e ngushtë siç i ka quajtur puçistë duhet të kërkojë falje, për shkak siç ka shkruar shpifjeve kundër tij.

“Të nderuar anëtarë të kryesisë, me aq sa i keni bërë nder vetes që keni organizuar një puç ndaj meje për të më ekzekutuar moralisht para opinionit të gjërë, pa mos ofruar as argumentin më të vogël për një veprim të tillë. Ua bëj me dije se isha në pritje, dhe ende po pres nga ju që të kërkoni falje ndaj meje për veprimin tuaj të pamatur dhe qesharak, që nuk ka ndodhur as në një organizatë apo shoqatë e cila ka rreth vetes vetëm dhjetëra anëtarë, e lëre më një veprim i tillë të organizohet në mënyrë aq tinzare kundër një kryetari të një subjekti me peshë politike, për të cilin secili nga ju ka votuar, e ka respektuar dhe me vullnetin e vet, me lutje më detyruat që të pranoj të udhëheqi me këtë subjekt në momentet kur ishte para shuarjes së aktiviteteve të saja, edhe pse shumicës prej jush ju kam lutur që të pranoni të udhëheqni me këtë subjekt”, ka thënë ndër të tjera Memedi, duke mos përmendur për dorëheqje apo largim nga kreu partiak. (INA)

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *