Home / Kryesoret / Vetëvendosje nuk shpreson se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë Thaçin nga Presidenti

Vetëvendosje nuk shpreson se Gjykata Kushtetuese do ta rrëzojë Thaçin nga Presidenti

Lëvizja Vetëvendosje, sa herë i ka konvenuar, ka dalë në përkrahje të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Kurse, tash, për lëndën e zgjedhjes së Presidentit, Visar Ymeri po thotë se s’kanë shpresa se mund të merret një vendim meritor për rrëzimin e Thaçit.
“Ne këtë votim skandaloz e kemi dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Nuk është se kemi shpresa të mëdha se Gjykata Kushtetuese do të marrë një vendim të drejtë karshi kësaj çështje,mirëpo për ta refuzuar kërkesën tonë, kjo gjykatë duhet ta mohojë veten publikisht sepse duhet të mohoj një vendim të vetin të mëhershëm, të marrë në rastin Pacolli ku situata ka qenë e ngjashme”, ka thënë Ymeri, në mbledhjen partiake, të mbajtur sot, në Prishtinë.

Por, pavarësisht kësaj, Ymeri ka zgjidhje për krejt problemet e Kosovës. E ka prezantuar ofertën e protestave masive për të rrëzuar Qeverinë e Republikës, shkruan Gazeta Express.

“…arsyet shtesë për protestë, kapja e majës së shtetit, zotimi për ringjallje të Zajednicës, zgjerimi i territorit të saj përmes Prilluzhës, uzurpimi dhe koncesionimi i thëngjillit për përfitime të të tjerëve jashtë Kosovës, kërkojnë rritje të gatishmërisë, mobilizimit e vendosmërisë për protestë, e jo të kundërtën”, ka shtuar ai.

Lideri i Vetëvendosjes s’ia ka përmendur emrin deputetes Margarita Kadriu e cila mori licencën e terminalit doganor pas votimit të Thaçit President.

Kryetari i Partisë së themeluar nga Albin Kurti ka thënë vetëm se Kosovës i ka kushtuar votimi i Thaçit për President edhe më një terminal doganor.

“Ky votim i kushtoi buxhetit të Kosovës shuma marramendëse parash, një licencë për terminal doganor, e kosto të tjera për të cilat sigurisht se do të dëgjojmë në të ardhmen”, ka shtuar ai.(blic)

Gjithashtu lexo

Maqedoni, më shumë kredi banesore dhe konsumatore, më pak për vetura

Kreditimi në korrik të këtij viti shënon rritje prej 0,3 për qind, i cili ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *