Home / Lajme / Kronika e zezë / Vikend i zi në Shkup: Katër persona e humbën jetën në fatkeqësi aksidentale

Vikend i zi në Shkup: Katër persona e humbën jetën në fatkeqësi aksidentale

Gjatë tre ditëve të kaluar nga ana e policisë së trafikut janë zbuluara gjithnjë e numër më i madh i kundërvajtjeve.
Gjatë tre ditëve të kaluara në rajonin e SPB – Shkup kanë ndodhur 31 aksidente, ku janë lënduar 31 persona, ndërsa katër persona e humbën jetën.
Policia e trafikut më 25 mars, e premte, ka kryer hetim të 11 fatkeqësive aksidentale, nga të cilat dy janë me pasoja dëme materiale dhe gjashtë janë me lëndime trupore, ku me lëndime më të lehta kanë kaluar nëntë persona.
Kanë ndodhur edhe dy fatkeqësi me pasojë lëndimeve të rënda trupore, ku me lëndime të rënda trupore kanë kaluar tre persona, gjegjësisht një këmbësor, një vozitës i motoçikletës dhe një udhëtar në autobus.
Ka ndodhur edhe një fatkeqësi hekurudhore në orën 7 e 20 minuta në binarët e hekurudhës Shkup-Kërçovë, në afërsi të fshatit Bardovcë, më saktë në urrën e lumit Lepenc, në të cilën morrën pjesë treni i udhëtimit dhe këmbësorë. Nga fatkeqësia lëndime të rënda trupore morri këmbësori dhe i njëjti nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Siç informon për MIA-n Dragan M.Veljanoski nga SPB – Shkup, më 26 mars, e shtunë, është kryer hetim i gjithsej 11 fatkeqësive aksidentale. Nga to, pesë janë me pasoja dëme materiale, katër janë me pasoja lëndime trupore, ku me lëndime të lehta kanë kaluar 12 persona.
Ka ndodhur edhe një fatkeqësi me një të vdekur në ora 17 në rr. “Hristo Tatarçev”, para Sh.F. “Krume Kepeski”, në të cilën kanë marrë pjesë automjet i udhëtimit “Reno” dhe autobusi, të dy automjetet janë me targa të Shkupit, të drejtuara nga qytetar të Shkupit. Nga fatkeqësia vozitësi dhe bashkudhëtari në automjetin e udhëtimit kanë ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa me lëndime trupore kanë kaluar pesë udhëtarë të autobusit.
Ka ndodhur edhe një fatkeqësi hekurudhore në orën 15 e 15 minuta në kalimin rrugor të fshatit Draçevë, ku rr. “Serdarot” bashkohet me rr. “Ivan Haxhinikollov” ku kanë marrë pjesë automjet i udhëtimit “Fiat panda” me targa të Shkupit, e drejtuar nga qytetar i Shkupit dhe garniturë elektro-motorike i “Hekurudhave të Maqedonisë”. Pas fatkeqësisë së ndodhur vozitësi i automjetit të udhëtimit me automjet tjetër është dërguar në poliklinikën në Draçevë ku i njëjti ndërroi jetë.
Më 27 mars, e diel,policia e trafikut ka kryer hetim të gjithsej nëntë aksidenteve, nga të cilat shtatë janë me dëme materiale, një është me pasojë lëndime trupore, ndërsa me lëndime të lehta ka kaluar një person.
Ka ndodhur edhe një fatkeqësi me pasojë lëndim i rëndë trupor ku me lëndime të rënda trupore ka kaluar një këmbësorë.
Gjatë tre ditëve të kaluara nga ana e policisë së trafikut, janë zbuluar gjithnjë e numër më i madh i kundërvajtjeve. Janë sanksionuar 62 vozitës të cilët me automjetin kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, 36 vozitës e kanë drejtuar automjetin nën ndikim të alkoolit dhe të njëjtit janë larguar nga trafiku, shtatë vozitës kanë kaluar në dritën e kuqe të semaforit dhe 26 vozitës nuk e kanë shfrytëzuar rripin e sigurimit ose kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë kohës kur drejtonin automjetin.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *