Home / Lajme / Maqedoni / Vjedhje në Bogovinë të Tetovës, vidhen buzhuteri ari me vlerë prej 1350 euro

Vjedhje në Bogovinë të Tetovës, vidhen buzhuteri ari me vlerë prej 1350 euro

Pardje pasdite në mes orës 18 dhe 20.30 minuta, persona të panjohur kanë kryer grabitje në shtëpinë e 40-vjeçarit Z.I nga Bogovina, njofton SPb-Tetovë.

Duke përfituar nga mungesa familjarët e shtëpisë gjatë kësaj periudhe, kanë hapur me forcë dritaren e kuzhinës në katin e parë dhe nga dhoma e ndenjës kanë marr kamerën dhe fotoaparatin, nga dhoma e gjumit kanë marr dy orë femrash, tre pjesë të ndryshme bizhuteri ari dhe gjerdan argjendi, një palë vathë dhe një orë nga dhoma e fëmijëve dhe dy portofola ku ka pasur rreth 6.000 denarë.

Grabitësit pa u vënë re nga askush janë larguar, duke shkaktuar dëme të përgjithshëm vlerësohet në 84 mijë denarë.

Janë ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për zbulimin e autorëve.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *