Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE përkrah çdo vendim të KSHZ-së

VMRO-DPMNE përkrah çdo vendim të KSHZ-së

VMRO-DPMNE përkrah çdo vendim të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) që do të sillet në pajtueshmëri me Kushtetutën, ligjet dhe standardet ndërkombëtare, transmeton TetovaSot.

Ashtu si informuan nga partia, numri i votuesve që duhet kontrolluar në mënyrë shtesë është vetëm arsyetim i LSDM-së për të gjitha humbjet e tyre të tanishme dhe të ardhshme në zgjedhje.

“Veprimet e LSDM-së janë torturim për tërë shtetin, ndërsa në periudhën e fundit edhe torturim të qytetarëve.

Pa dallim nëse KSHZ-ja do të vendos që të kontrolloj 35.000,70.000, 100.000 , 200.000, 500.000 ose të gjithë votuesit, LSDM-ja do t`i humbas zgjedhjet e ardhshme, për shkak të asaj se të drejt vote në Republikën e Maqedonisë kanë të gjithë qytetarët e saj dhe kjo e drejt nuk mund që t`i merret”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *