Home / Kryesoret / VMRO-DPMNE votoi kundër auto-shkollave

VMRO-DPMNE votoi kundër auto-shkollave

Auto-shkollat trajnimin e kandidatëve do të duhet ta bëjnë para kamerës së vendosur brenda makinave. VMRO-DPMNE me 55 vota refuzoi propozimin e BDI-së që ky ligj të nisë të zbatohet pas 1 viti.

“Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për siguri në komunikacionin rrugorë me procedurë të shkurtuar edhe në paraqitjen paraprake në komision e arsyetova mbi bazë të kërkesës së 144 autoshkollave që veprojnë në Maqedoni dhe të cilat mes tjerash janë paraqitur me kërkesë për shtyrje të afatit të përmbushjes së obligimit të vendosjes së mjeteve audio-vizuale që të mund të incizohet procesi edukativo-arsimor që autoshkollat bëjnë”, tha Talat Xhaferi, BDI.

Propozimin e BDI-së e mbështetën vetëm deputetët e LSDM-së.

“Pushteti tani përmes BDI-së po parashtron këtë ligj, të jemi të qartë, nuk ka rëndësi se kush dhe për çfarë arsye ka ngritur këtë propozim-ligj, është me rëndësi tu mundësohet pronarëve të auto-shkollave por edhe kandidatëve që kanë ngecur në një vakum që të mund të vazhdojnë me trajnimet normale përmes anulimit të këtij përcaktimi ligjor”, deklaroi Tomislav Tuntev, LSDM.

Sipas nenit 284 të Ligjit për për siguri në komunikacionin rrugor, auto-shkollat në makinat e tyre do të duhet të vendosin kamera të cilat do t’i regjistrojnë kandidatët gjatë gjithë kohës derisa ata bëjnë trajnimin, veprim ky sipas instruktorëve është i palogjikshëm dhe në kundërshtim me çdo standard evropian.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *