Home / Lajme / Maqedoni / Wizz Air nga prilli me fluturim të ri nga Hamburgu deri në Shkup

Wizz Air nga prilli me fluturim të ri nga Hamburgu deri në Shkup

Wizz Air, aviokompania më e madhe me buxhet të ulët në Evropën qendrore dhe lindore, të enjten njoftoi se fluturimet nga aeroporti në Hamburg-Lubeck do t’i transferojë në aeroportin më të afërt në Hamburg dhe do të vazhdojë të ofrojë shërbime me buxhet të ulët deri në Gjermaninë veriore.

Për shkak të problemeve të vazhdueshme financiare të aeroportit të Lubeck-ut, Wizz Air do të transferojë tre fluturime në aeroportin e Hamburgut, duke filluar nga 17 prilli. Me transferimin e fluturimeve në Hamburg, Wizz Air do të vazhdojë të lidhë rajonin Gdansk me katër fluturime në javë edhe Shkupi e Kievi me dy fluturime në javë.

Aviokompania me buxhet të ulët gjithashtu paralajmëroi linjë të re nga Sofja deri në Kopenhagë, e cila do të zbatohet tri herë në javë, duke filluar nga 13 qershori. Wizz Air, do të shtojë edhe dy fluturime në javë nga Bukureshti në Londër Luton dhe në nivel javor do të realizohen 25 fluturime ndërmjet dy qyteteve.

Të gjitha fluturimet janë në shitje në www.Wizzair.com me çmime duke filluar prej 19.00 euro.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *