Home / Kryesoret / Zaev kërkon të respektohet rekomandimi i Komisionit të Venedikut: Të publikohen “bombat”

Zaev kërkon të respektohet rekomandimi i Komisionit të Venedikut: Të publikohen “bombat”

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, dërgoi një letër deri te liderët e partive politike nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos dhe deri te ambasadorët e BE-së dhe SHBA-ve në Maqedoni në të cilën përmendet se pas sjelljes së Mendimit për Ligjin e privatësisë nga ana e Komisionit të Venedikut, është e nevojshme që të ndërmerren hapa për t`i ikur parregullsive në zbatimin e Marrëveshjes së Përzhinos.

“Sipas Mendimit, ligji ka një rregull rigide sipas së cilës ndalohet publikimi i të gjitha materialeve të përgjuara.

Komisioni i Venedikut rekomandon që ligji të lejoje publikimin e përmbajtjeve që janë të lidhura me çështje nga interesi publik me përjashtime të vogla, të definuara mirë, dhe të lidhura me zbulimin e informacioneve të aspekteve intime të jetës private dhe familjare.

Ligji duhet që të jap hapësirë për balancim, të cilin fillimisht do ta bënin gazetarët, pastaj gjykatat, etj”, deklaroi Zoran Zaev

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *