Home / Lajme / Maqedoni / Zaev: Maqedonia të kthehet në rrugën euro-atlantike përmes zgjedhjeve korrekte dhe të besueshme

Zaev: Maqedonia të kthehet në rrugën euro-atlantike përmes zgjedhjeve korrekte dhe të besueshme

Gjendja aktuale politike në vend dhe nevoja e përmbushjes së kushteve kryesore për zgjedhje korrekte dhe të rregullta, ishin temat e bisedimeve mes liderit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe Ministrit britanik për Evropën, Dejvid Lidington.

“Duhet të ketë listë zgjedhore të pastër dhe të besueshme, dhe reforma mediale që të ketë zgjedhje të besueshme nga të cilat varet stabiliteti i shtetit”, ka deklaruar Zaev. Në këtë takim u bisedua edhe për shkaqet se pse po vonohen që të zbatohen këto reforma kyçe, që të mund të organizohen zgjedhje korrekte dhe demokratike dhe për nevojën që çështjet të zgjidhen në mënyrë efikase dhe cilësore.

Gjithashtu në këtë takim u konstatua se “kthimi i institucioneve dhe proceseve demokratike” në Maqedoni është kusht kryesor për kthimin e Maqedonisë në rrugën euroatlantike.

“Institucionet demokratike në Maqedoni mund të kthehen vetëm përmes zgjedhjeve të lira, korrekte dhe demokratike, ku do të zgjidhet Qeveri me legjitimitet të plotë”, theksoi Zaev.

Ndryshe, Lidington sot do të marrë pjesë në forumin e shoqërisë civile në BE Infoqendrën në Shkup. Në këtë forum do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave joqeveritare, akademikë, aktivistë dhe persona me ndikim nga onlajn bashkësia.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *