Home / Lajme / Botë / Zbulohet emri i të dyshuarit kryesor prapa sulmeve në Bruksel

Zbulohet emri i të dyshuarit kryesor prapa sulmeve në Bruksel

Prodhuesi i bombave që besohet të jetë prapa sulmeve terroriste në Paris ka dalë të jetë si i dyshuari kryesor i sulmeve të tmerrshme të së martës në Bruksel.

Belgu Najim Laachraoui, 24-vjeç, është një komandant i dyshuar i Shtetit Islamik që kishte prodhuar bombat vetëvrasëse të përdorura në sulmet e Parisit në nëntor.

Ai momentalisht është personi më i kërkuar në Evropë pasi vitin e kaluar i shpëtoi kapjes së policisë kur u kthye nga Siria, transmeton Koha.net.

Është thënë se Laachraoui mund të jetë personi misterioz në qendër të ndjekjes dramatike ndaj një prej bombarduesve të dyshuar që sulmuan aeroportin e Brukselit.

Tre persona janë kapur në kamerat e sigurisë duke shtyrë karrocat e valixheve në aeroportin Zaventem pak momente para sulmit.

Dy prej tyre besohet të kenë hedhur veten në ajër por i treti, i cili kishte të veshur një këmishë të bardhë dhe një kapelë të errët, mbetet në arrati dhe ka qenë në qendër të ndjekjeve të kryera në rajonin Schaerbeeknë Bruksel.

Laachraoui është rritur në Schaerbeek dhe ka ngritur së paku një fabrikë për prodhimin e bombave atje disa javë para sulmeve në Paris. Dyshohet se ai ka qenë edhe organizatori i sulmit të fundit pasi është thënë se i njëjti eksploziv – i quajtur “Nëna e Djallit” – është përdorur.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *