Home / Lajme / Maqedoni / Zhvendoset Skënderbeu, pengon ndërtimin e murit që do ndajë shqiptarët nga maqedonasit

Zhvendoset Skënderbeu, pengon ndërtimin e murit që do ndajë shqiptarët nga maqedonasit

Busti i heroit kombëtar në kryeqytetin e Maqedonisë përfundimisht do të zhvendoset nga vendi ku gjendet tani, ashtu siç kishte raportuar kohë më parë Fakte. Edhe pse komuna e Çairit nuk deshi të pranonte se një gjë e tillë do të ndodhë, tani ajo ka hapur tender nëpërmjet të cilit do të bëhet zhvendosja dhe ngritja e bustit të heroit tonë kombëtar në postament të ri, raporton Fakte.

Sipas planit të komunës, për një shumë prej 130 mijë eurosh busti do të zhvendoset jo më tepër se 2-3 metra nga pozita e deritanishme, ndërsa do të ndërtohet edhe postament i ri me reliev. Kjo sipas komunës bëhet pasi busti i Skënderbeut nga pozita e tanishme i pengon ndërtimit të fazës së tretë të “Sheshit Skënderbeu” respektivisht vendosjes së pllakës së betonit mbi bulevardin “Goce Dellçev”.

Edhe pse projekti fillestar për ndërtimin e sheshit “Skënderbeu” parashihte një sipërfaqe në nivel të tokës që do të shtrihej që nga brendia e çarshisë dhe deri tek Hamami “Daut Pasha” dhe objekti i operës dhe baletit, komuna e Çairit brenda natës dhe në mënyrë tinëzare ndërroi këtë plan dhe vendosi të ndërtojë një tarracë të ngritur në shtylla betoni, me çka në fakt vuri një mur gjigant mes shqiptarëve dhe maqedonasve të Shkupit, shkruan Fakte.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *