Home / Kryesoret / Zjarri shkrumbon shtëpinë e familjes Kamberi

Zjarri shkrumbon shtëpinë e familjes Kamberi

Mesditën e sotme në lagjen 146 mbi Arabatin Baba Teqe në Tetovë ka shpërthyer një zjarr në shtëpinë e Xhabir Kamberit. Shtëpia tërësisht është djegur dhe është bërë shkrumb e hi. Fat në këtë fatkeqësi është se nuk ka të lënduar por dëmet materiale janë të mëdha pasi që kjo familje ka ngel pa kulm mbi kokë.Kryefamiljari tregon se zjarrin  kanë arritur ta shuajnë bashkë me ndihmën e zjarrfikësve të cilët kanë intervenuar në kohë, njofton Tv Koha.

Ai thotë se shtëpia është e pa banueshme dhe nuk kanë streh mbi kokë. Si thekson se mezi janë shpëtuar fëmijët pasi që të gjithë kanë qenë brenda.Kamberi, thotë se nuk ka asnjë ndihmë pasi që kohë më parë I kanë ndalur edhe ndihmën sociale dhe I është I papunë.Ai apelon që ta ndihmojnë të gjithë ata që kanë mundësi, raporton Tv koha.

“Sot. 6 03 2016 shperthen zjarr ne nje shtepi banimi ne RR.146 intervenohet me 3 automjete dhe 9 zjarrfiksa shpetimtar Ku zjarri shpejt vehet nen kontroll si dhe paarandalohen flaket e zjarrit te perhapen neper objekte tjera, fat ne ket fatkeqesi qe I ndodhi familjes 13 antareshe nuk ka te lenduar nga nj.t.k.zjarrit Tetove”, tha Uka Aliti, kryeshef i zjarrfiksve.

Ndyshe, në këtë pjesë të kësaj lagje jetojnë banorë të komunitetit rom, ndërsa tereni për të interevenuar zjarrfiëksit ka qenë shumë I vështirë, kurse të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë këtë familje mund ta kontaktojnë në numrin e telefonit 070 533 016 tek kryefamiljari Xhabir Kamberi, transmeton Tv koha nga vendi i ngjarjes.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *