Home / Lajme / Maqedoni / Zyrtare: Ivanovi do ti falë manipulatorët e zgjedhjeve
20130307 Thursday 1104 ustaven sud

Zyrtare: Ivanovi do ti falë manipulatorët e zgjedhjeve

Gjykata Kushtetuese në mbledhjen e sotme me shumicë votash e miratoi vendimin për shfuqizimin e ligjit për ndryshime dhe plotësime të ligjit për falje të vitit 2009. Ky vendim sipas Gjyqit, prodhon veprime juridike pas ditës së publikimit në gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë.

“Gjyqi me shumicë votash solli vendim për shfuqizimin dhe ndryshimin e ligjit për falje të vitit 2009. Në periudhën e ardhëshme si vendim definitive do të publikohet në uebfaqen e Gjykatës Kushtetuese”, thonë nga Gjykata.

Arsyetimin e detajur për vendimin siç shtojnë nga Gjyqi, do të jetë e qasëshme për juristët dhe për të gjithë të interesuarit me qëllim që ti shohin argumentet për shfuqizimin e ligjit në fjalë. Nisma për këtë ishte dorëzuar deri te Gjykata Kushtetuese nga Avokati Risto Kitovski nga Shkupi.

Ndryshe, me këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese me automatizëm i hapet rruga Presidentit të shtetit që të falë veprat të lidhura me shkeljen e rregullave të kodit zgjedhorë si dhe veprave tjera jashtëligjore.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *