Home / Lajme / Botë / 2 Prilli – Ditë ndërkombëtare për përkrahje të personave me autizëm

2 Prilli – Ditë ndërkombëtare për përkrahje të personave me autizëm

Në organizim të Shoqatës për trajtim të personave me autizëm, ADHD dhe Sindromin Asperger “Në botën time”, e nën patronazhin e bashkëshortes së presidentit Gjorge Ivanov, Maja Ivanova, sot në Shkup do të shënohet 2 Prilli – Dita ndërkombëtare e personave me autizëm.

Qëllimi i ngjarjes është ngritja e vetëdijes dhe dhënia e përkrahjes së personave me autizëm, ndërsa do të mbahet në Qendrën edukative pranë Kopshtit zoologjik. Është paralajmëruar prania e përfaqësuesve të korit diplomatik, vëllezërve Tavitjan, të cilët janë autorë të himnit për autizëm “Në botën time”, si dhe përfaqësues të kompanive me përgjegjësi shoqërore.

Do të realizohet edhe program i rastit me pjesëmarrje të nxënësve nga SH.F. “Petar Zdravkovski Penko” dhe autorë të tjerë të rinj.

Shoqata “Në botën time” edhe këtë vit me rastin e Ditës ndërkombëtae të personave me autizëm do të përfshihet në fushatën botërore e quajtur “Të ndriçojmë në të kaltër”, si përkrahje të këtyre personave. Me fillim në ora 19 në ngjyrë të kaltër do të ndriçohen Kabineti presidencial, Muzeumi arkeologjik dhe ndërtesa e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Me rastin e Ditës botërore të autizmit – 2 Prilli, Shoqata “Interaksion plus” prej sot deri më 9 prill organizon Javë të personave me autizëm, në kuadër të të cilit do të bëhen kontrolle falas dhe konsultime për fëmijët me probleme të autizmit në Studion defektologjike të Shoqatës.

Dita 2 Prill shënohet si Ditë botërore kushtuar informimit dhe aktivizimit për autizmin, duke filluar nga viti 2008. Është vendosur me vendim të Asamblesë së përgjithshme të KB-së, të miratuar më 18 dhjetor të vitit 2007 me propozim të Katarit dhe përkrahur nga të gjitha vendet-anëtare.

Gjithashtu lexo

KSHZ sot fillon zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot hap procedurën për zgjedhjen e anëtarëve të këshillave zgjedhor. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *