Home / Lajme / Rajon / 7 vjet të Shqipërisë në NATO

7 vjet të Shqipërisë në NATO

Forcat e Armatosura të Shqipërisë do të zbarkojnë sot në sheshin “ Nënë Tereza” për të përkujtuar 7 vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Prej orës 10:00 sheshi “Nënë Tereza” do të jetë i qytetarëve dhe Forcave të Armatosura, ndërsa Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli ka ftuar qytetarët përmes rrjetit social FB tu bashkohen festimeve.

Ministria e Mbrojtjes do të ekspozojë armatimin e ri të forcës tokësore, asete të FA, të forcës detare dhe ajrore.

Bashkia e Tiranës ka dekoruar qytetin me simbolet dhe flamujt e Aleancës së Atlantikut, ndërkaq më 27 maj në Tiranë do të zhvillohet Asambleja Parlamentare e NATO-s.

Ftesa e anëtarësimit erdhi ne Samitin e Bukureshtit ne vitin 2008, pas përpjekjeve disa vjeçare, kur vendi i ishte bashkuar Këshillit te Bashkëpunimit te Aleancës dhe kishte hyre ne programin e partneritetit per paqe.

Me 7 prill të 2009-ës për herë të parë flamuri shqiptar u ngrit përkrah 27 flamujve të tjerë të vendeve anëtare në selinë e NATO-s në Bruksel. Shqipëria u bë pjesë e punimeve të samitit jubile, të zhvilluar në Strasburg e Këln, në 60 vjetorin e krijimit të organizatës, ku presidenti Obama i dorëzoi presidentit të atëhershëm Bamir Topi, dokumentin e anëtarësimit.

E vlerësuar si faktor stabiliteti ndër vite në rajonin e Ballkanit, tashmë me një rol vendimmarrës Shqipëria renditet përkrah partnerëve të saj në përballimin e sfidave të sigurisë globale. Me misionet e saj ushtarake ajo është rreshtuar në mbrojtje të paqes dhe lirisë në Irak e Afganistan, ç’ka u vlerësua edhe në samitin e Çikagos në majin e vitit 2012.

Lufta kundër terrorizmit e veçanërisht Shtetit islamik, ku Shqipëria është pjese e koalicionit ndërkombëtar të udhëhequr nga SHBA është sot sfida kryesore për Aleancën.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *