Home / Lajme / Maqedoni / A do të ketë sukses KSHZ-ja që me kohë ta pastroje Listën Zgjedhore?

A do të ketë sukses KSHZ-ja që me kohë ta pastroje Listën Zgjedhore?

Sipas anëtarëve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor në këtë moment po përpunohen të dhënat që po vijnë nga terreni, ndërsa ende është duke zgjatur mbledhja dhe kryqëzimi i të dhënave për votuesit e dyshimtë.

Për momentin nga KSHZ-ja ende nuk po tregojnë nëse me kohë do ta pastrojnë Listën Zgjedhore.

Megjithatë, javën e ardhshme do të duhet nëse do të shkojmë në zgjedhje me pesë qershor ose jo.

Dje, kryetari i Komisionit, Aleksandar Cicakovski dhe zëvendësi i tij, Rexhep Prekopuca realizuan takime me kryetarin e Parlamentit, Trajko Velanoski dhe me ambasadorin e Bashkimit Evropian, Aivo Orav.

Sipas afateve, në Rregulloren zgjedhore për zgjedhje të parakohshme parlamentare, nënshkrimi i listës zgjedhore duhet që të ndodh më së voni 40 ditë pasi që Kryetari i Parlamentit do t`i shpall zgjedhjet.

Nga opozita sot tregojnë se si do të vendosin për dy anëtarët e tyre në KSHZ se a do të ngelin në Komision ose do të tërhiqen.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *