Home / Kryesoret / Agjentët italianë shpëtojnë 17-vjeçaren shqiptare nga prostitucioni, arrestohet tutori

Agjentët italianë shpëtojnë 17-vjeçaren shqiptare nga prostitucioni, arrestohet tutori

Një vajzë shqiptare është shpëtuar nga agjentët italianë gjatë një operacioni policor për të goditur prostitucionin.

Bëhet fjalë për një shqiptare minorene 17 vjeç, e cila ishte detyruar të shiste trupin e saj dhe po shfrytëzohej për prostitucion nga një burrë, i cili u arrestua nga policia.

Mediat italiane thonë se vajza shqiptare kishte mbërritur në Itali para disa muajsh së bashku me një mikun e saj, të cilët qëndronin në banesën e të arrestuarit. Ky i fundit ishte shok me të njohurin e 17-vjeçares shqiptare dhe e kishte detyruar që të prostituonte.

Operacioni i policisë u krye në zonën e Villaricca dhe në pranga ranë edhe 7 persona të tjerë.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *