Home / Kryesoret / Ahmeti kthehet kah Zaevi, takim për ta biseduar vendimin e Ivanov

Ahmeti kthehet kah Zaevi, takim për ta biseduar vendimin e Ivanov

Kryetari i BDI, Ali Ahmeti sot e vizitoi shtabin e LSDM në “Bihaçka”, ku realizoi një takim me liderin e LSDM, Zoran Zaev, bën të ditur MKD.mkd.

Në takim është biseduar për tërheqjen e vendimit të Gjorgje Ivanov për falje të funksionarëve të tashëm dhe ish funksionarëve të lidhur me aferën e përgjimeve. Po ashtu, Zaev ka theksuar se nuk ka kushte për zgjedhje të besueshme.

Ndryshe, sot nga VMRO-DPMNE përmes një njoftimi paralajmëruan se do të propozojnë që të dërgohet një letër e nënshkruar nga katër partitë më të mëdha, deri te presidenti Ivanov, në të cilën do të kërkohet rishqyrtim i vendimit për ndërprerje të procedimeve penale.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *