Home / Kryesoret / Ahmeti: Nëna shqiptare në momente të rëndësishme ka qenë krahë për krahë me burrat

Ahmeti: Nëna shqiptare në momente të rëndësishme ka qenë krahë për krahë me burrat

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sonte forumin e Gruas në Gostivar u shpreh se nëna shqiptare në momente të rëndësishme ka qenë krahë për krahë me burrat, me bijtë dhe bijat e tyre.

“Nëna shqiptare në momente të rëndësishme ka qenë krahë për krahë me burrat, me bijtë dhe bijat e tyre. Më ka rastisur të bëj gati 15 vite një jetë shumë të vështirë ilegale, strehë ka qenë nëna shqiptare. Nënat shqiptare na shërbenin, nënat na ndihmonin për lëvizjen e literaturës, armëve. Nënat ishin ata që i bënin këto rreziqe dhe hynin në rreziqe më të mëdha se baballarët. Më kujtohet si sot se si një nënë me pushkë ndër jastëk nuk flinte dhe bënte roje për ne. Se si në Obiliq të Kosovës Fatimja, motra e shokut tim Kushtrimit rinte me pushkë në dorë për të na mbrojtur neve dhe të punojmë të qetë me Afrim Zhitinë, Fadil Vatën e shumë shokë të tjerë. Shpirt më i çiltër dhe shpirt që do lirinë dhe barazinë se shpirti i nënës nuk ka”, tha lideri Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *