Home / Lajme / Kronika e zezë / Aksident trafiku në Tetovë, pesë vetura përplasen, një i lënduar

Aksident trafiku në Tetovë, pesë vetura përplasen, një i lënduar

Pardje rreth orës 23 në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë marr pjesë pesë vetura, prej të cilave njëra në lëvizje dhe katër të parkuara, transmeton TetovaSot.

Për shkak të shpejtësisë, vetura e tipit “Daevo ekspreso” me tagra nga Tetova, e drejtuar nga K.K.(18) nga Tetova e ka humbur kontrollin dhe është përplasur me veturat e parkuara të tipit:” Opel vektra”,”Reno”,”Zastava” dhe “Pezho”.

K.K. ka lëndime në trup, ku me veturë tjetër është dërguar në Klinikën e Tetovës, ku pas ndihmës mjekësore është lëshuar në shtëpi.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *