Home / Lajme / Rajon / Albin Kurti: Haradinaj është afruar me Veselin

Albin Kurti: Haradinaj është afruar me Veselin

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se VV-ja nuk ishte eftuar të jetë pjesë e marrëveshjes të nënshkruar ndërmjet AAK-së dhe Nismës për koalicion parazgjedhor.

Kurti i ftuar në OraNews, ka thënë se VV-ja kishte propozuar një platformë të re politikë të quajtur “Alternativa”, por që sipas tij kjo nuk është pranuar në fund nga AAK-ja.

“Këtë ide më 7 mars e kishte pranuar AAK-ja, por më 16 mars kjo parti u tërhoq, por jo edhe Nisma”, tha Kurti,

Sipas tij, pas gazit dhe protestave, opozita kishte nevojë për një ombrellë të re të quajtur “Alternativa”, mirëpo që sipas tij, kjo u kundërshtua nga AAK-ja.

“AAK-ja më 16 mars na tha se nuk mund të pranojmë që alternativa të jetë politike dhe nuk ishin shumë dashamirës ndaj shoqërisë civile”, tha tutje Kurti.

Më pas ai tha se ndarja e opozita do t’i shtyjë edhe mbajtjen e zgjedhjeve.

“Jemi të brengosur për kontaktet që AAK-ja i ka vendosur me njerëzit e qeverisë. Ka një lloj flirti me pushtetin në Kosovë dhe uroj që marrëveshja e koalicionit ndërmjet AAK-së dhe Nismës të mos jetë në atë drejtim”, ka thënë tutje ish kryetari i Vetëvendosjes, duke shtuar se ka një raport të ri ndërmjet Kadri Veselit dhe Ramush Haradinajt.

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *