Home / Kryesoret / Amnistohen edhe Ahmeti dhe Xhaferi!?

Amnistohen edhe Ahmeti dhe Xhaferi!?

Edhe pse nuk u përfshinë në amnistinë e presidentit Gjorge Ivanov, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij më i afërt, ish zv/kryeministri Musa Xhaferi, do të amnistohen në ënyrë indirekte nga ana e prokurorit publik, Marko Zvrlevski, thonë për “Lajm” shqiptarë të punësuar në Prokurorinë publike.

Edhe pse Prokuroria speciale ka kërkuar nga Prokuroria Publike lëndët për rastin “Magjar Telekom”, ku Ahmeti dhe Xhaferi përmenden se kanë marrë ryshfet prej miliona eurove, Prokuroria Publike e udhëhequr nga Marko Zvrlevski, ka refuzuar këtë kërkesë.

“Prokuroria themelore publike-Shkup vlerëson se lëndët që kërkohen nuk kanë të bëjnë, e as nuk burojnë nga përmbajtja e përgjimit antiligjor të komunikimeve, prandaj kërkesa e Prokurorisë publike për përndjekjen e veprave penale që kanë të bëjnë me përgjimin e komunikimeve nuk janë në pajtim me Ligjin”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë publike të Shkupit, deri te Prokuroria Speciale, ku madje vlerësohet se me këtë kërkesë PSP ka tejkaluar kompetencat e veta.
E njëjta përgjigje është dhënë edhe për dy lëndë tjera që ka kërkuar Prokuroria Speciale, e që kanë të bëjnë me Zoran Verushevskin dhe djalin e tij.

Kjo përgjigje ka brengosur shqiptarët të punësuar në Prokurorinë Publike.

“Kemi informacione se Prokuroria publike do ta zvarrisë dhe nuk do ta hapë rastin “Magjar Telekom. Kam frikë se në këtë mënyrë Zvrlevski që është i afërt me VMRO-DPMNE-në do të shfrytëzojë rastin ‘Magjar Telekom’ për të mbajtur peng udhëheqësit e BDI-së dhe për të detyruar këtë parti të heqë dorë nga kërkesat e shqiptarëve. Kisha lutur edhe prokuroren Katica Janeva, edhe Fatime Fetain, por edhe kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev t’i publikojnë bombat për rastin “Magjar Telekom’”, thotë ky burim i besueshëm për “Lajm”.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *