Home / Kryesoret / AMP: Në Vjenë të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve

AMP: Në Vjenë të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve

Aleanca për Maqedoni Pozitive i përshëndeti tentimet dhe iniciativën më të re të bashkësisë ndërkombëtare për mbajtjen e një takimi të ri liderësh në Vjenë dhe pret që si rezultat i takimit të shtyhen zgjedhjet e caktuara për me 5 qershor, në një afat të logjikshëm përderisa nuk kryhen të gjitha obligimet e ndërmarra nga Marrëveshja e Përzhinos, transmeton TetovaSot.

Aleanca për Maqedoni Pozitive apelon deri te partitë parlamentare që ta nënshkruajnë kërkesën për impiçment të presidentit Ivanov, nëse deri të premten nuk i zhvlerëson vendimet për falje.

Takimi në Vjenë do të duhej që të shfrytëzohet që partitë të merren vesh edhe për formimin e Gjykatës Speciale për akuzat që do të dalin nga Prokuroria Speciale Publike, si dhe të gjitha partitë të japin përkrahje të pa rezervë për Prokurorinë Speciale Publike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *