Home / Kryesoret / Analistët: BDI 6 vjet bën fushatë me Bagerin

Analistët: BDI 6 vjet bën fushatë me Bagerin

Paralajmërimi për vendosjen përfundimtare të 3 përmendoreve shqiptare në kuadër të projektit “Shkupi 2014” analistët e shohin si fushatë parazgjedhore të partisë shqiptare në pushtet. Xhabir Ameti dhe Isen Salihu madje thonë se kjo është një tentim për të shpëlarë gabimet politike dhe për të fshehur nënshtrimin ndaj partisë maqedonase në pushtet e cila vendos se sa dhe cilët heronj shqiptarë do të vendosen në qendrën e Shkupit.

“Tani kur po vendosen përmendoret më në fund janë krijuar dyshime, janë paraqitur dilema se po tentohet të keqpërdoret momenti i vendosjes së tyre dhe vendosja e këtyre figurave të përdoret për politikë ditore dhe për rejtingje partiake. Unë mendoj se për dallim për çdo vendi në botë, për dallim edhe prej pjesës maqedonase ku ndërton pushteti meritat për ndërtimin e këtyre përmendoreve mendoj se ju takojnë më shumë shoqatave joqeveritare, mediumeve por edhe partive opozitare të cilat vazhdimisht kanë bërë presion për ndërtimin e këtyre përmendoreve”, ka deklaruar gazetRi Isen Saliu.

“Vendosja e përmendoreve nuk do të sjellë ndonjë pikë pushtetit do t’i ndihmojë që ta vazhdoj jetën e vet në pushtet për arsyen e thjeshtë se është një kohë shumë e ngatërruar politike, është një kohë kur përgatiten zgjedhjet e ardhshme dhe është një kohë kur mblidhen rezultatet, kurse rezultatet e partisë shqiptare në pushtet nuk mund të themi se janë kushedi se çfarë. Mendoj se janë rezultate të dobëta dhe kjo nuk do ti nxjerë ata është dashur të mendojnë më parë për kulturën në përgjithësi jo vetëm për këto përmendoret edhe pse përmendoret janë një shenjë identitetit të shqiptarëve është dashur të mendojnë shumë më tepër për veprimtarin botuese në gjuhën shqipe“, ka deklaruar analisti politik Xhabir Ameti.

Salihu dhe Ameti megjithë paralajmërimet, janë skeptik se përmendoret do të vendosen pasi që momente të tilla në situata të brishta politika ka pasur çdoherë dhe asnjëherë përmendoret nuk u vendosën. Por u bënë pre e pazarllëqeve ditore politike.

“Po shpresoj se më në fund do të vendosen, do të duhet të vendoseshin moti kohë mirëpo tani janë shpresat më të mëdha edhe pse duhet pasur rezerva sepse e dimë se projektet shqiptare gjithmonë komplikohen, dalin pengesa të paparashikueshme që nuk kanë ekzistuar më herët domethënë ekzistojnë edhe shpresa edhe rezerva”, ka thënë më tej Saliu.

“Unë nuk e di a do të vendosen ato përmendore në këtë tollovi të madhe politike, në këtë garë të egër më mes partive politike maqedonase për pushtet, por sido që të jetë ato dy tri përmendore nuk do të ndryshojnë atë balansin që ne e kemi pritur në vendosjen e përmendoreve në projektin e madh Shkupi 2014 nuk e besoj që do të vendosen”, ka shtuar Ameti. “

Analisët thonë se praktika e deritanishme e diskriminimit të kulturës shqiptare do të vazhdojë derisa të ngritët zëri nga përfaqësuesit shqiptar në pushtet. Kjo pasi që me heshtjen e vazhdueshme dhe me nënshtrimin e vazhdueshëm është krijuar një përshtypje e qasjes jo serioze ndaj gjithçkaje që është shqiptare. Salihu dhe Ahmeti inkurajuan që vendosja eventuale e përmendoreve të tre veprimtarëve shqiptarë të vazhdojë derisa përqindja e tyre të jetë konform përqindjes së popullatës shqiptare në kryeqendër.

Ferikan Iljazi

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *