Home / Lajme / Maqedoni / Analisti maqedonas thirrje partive shqiptare: Dilni të gjithë në protesta kundër Ivanovit nëqoftëse jeni kundër Gruevskit

Analisti maqedonas thirrje partive shqiptare: Dilni të gjithë në protesta kundër Ivanovit nëqoftëse jeni kundër Gruevskit

Analisti politik, Damo Chkatroski vlerson se të gjithë partitë shqiptare në Maqedoni duhet të rreshtohen pas protestave masovike që organizohen në Shkup kundër Presidentit Gjorge Ivanov dhe kundër shfuqizimit të PSP-së.

Ai vlerson për Zhurnal se partitë shqiptare këtë duhet ta bëjnë një ditë e më parë, pasi këta parti plotë 25 vite flasin për liri, të drejta dhe barazi dhe assesi nuk flasin për tema të tjera.

Analisti maqedonas vlerson se shqiptarët e kanë shumë lehtë dhe duke e valvitur flamurin e lirisë, flamujt evropianë-amerikan dhe të NATO-s, mirëpo assesi nuk marrin ndonjë hap konkret që përmes protestave të kërkojnë lirinë e tyre e cila tani shkilet nga Presidenti.

“Partitë politike, të gjithë deri tek partia e fundit duhet që të rreshtohen në protestat kundër Ivanovit dhe kundër shfuqizimit të PSP-së dhe demokracisë në Maqedoni. Kjo punë është shumë e thjeshtë, partitë politike shqiptare në Maqedoni gjatë 25 viteve të fundit flasin për liri, të drejta dhe barazi, ndërsa shumë pak për tema të tjera. Nëse e valvitni flamurin e lirisë, demokracisë, BE-së, SHBA-së dhe NATO-s, nuk është mirë që të punoni edhe për shfuqizimin e tyre, ajo është e palogjikshme”, ka deklaruar për Zhurnal, analisti politik, Chkatroski duke shtuar se një ditë rexhimi i ish kryeministrit Gruevski do të bie, atëher popullata shqiptare dhe partitë politike duhet të turpërohen për shkak se nuk kanë dalur në protesta dhe pjesërisht e kanë mbështetur rexhimin e Gruevskit.

“Nëqoftëse bie rexhimi i Gruevskit, një ditë shqiptarët do të dalin qesharak kur do të pyeten. A ju atëher ku ishit? Do të ishte e palogjikshme të japing sqarim një pjesë e shqiptarëve të cilët kanë mbështetur rexhimin, ndërsa në të njejtën kohë edhe lirinë dhe demokracinë dhe të drejtat e popullatës shqiptare në Maqedoni. Nuk mund të participoni në shfuqizimin të demokracisë dhe lirisë, ndërsa njëkohësisht të luftoni kundër tyre”, ka deklaruar mes tjerash analisti Chkatroski.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *