Home / Kryesoret / Analizë: Kush qëndron pas likuidimeve fizike në Maqedoni?!

Analizë: Kush qëndron pas likuidimeve fizike në Maqedoni?!

Maqedonia vazhdon të tronditet pas vrasjes makabre të pronarit të portalit maqedonas netpress, Kosta Kërpaç, i cili ditë më parë në qendër të Shkupit gjatë ditës u vra në rrethana monstruoze. Në opinion filluan reagimet dhe dyshime të shumta se Kërpaç është viktimë e elitës politike maqedonase. Vetë akti i vrasjes i cili si duket është bërë në mënyrën më profesionale, lenë dyshime se Kërpaç është likuiduar për qëllime të caktuara.

Ditë më parë gazeta maqedonase veçer, shkroi një artikull skandaloz ku pa asnjë dëshmi e akuzoi PSP-në, se ka kryer presion ndaj të ndjerit Kërpaç. Mirëpo këto supozime të gazetës “Veçer”, i demantoi fuqishëm PSP-ja, e cila madje nuk dëshiroi ti ndajë disa informacione me opinionin duke lënë të hapur mundësin që për të ndjerin Kosta Kërpaç ka edhe videoxhirim se si Kërpaç në Prokurori ka deklaruar se gjendet nën një presion të fuqishëm nga elitat e caktuara politike maqedonase, shkruan Zhurnal.

Ndryshe Kërpaç ka qenë dëshmitarë i mbrojtur në rastin “Fortesa” ku akuzohen struktura të larta të policisë së Maqedonisë, përfshirë këtu edhe ish ministren Jankullovska dhe ish drejtorin e sektorit të pestë të policisë, Goran Grujovski, se ata kanë djegur dhe shkatërruar aparaturë për përgjime në vlerë prej mbi 10 milion euro, me qëllim për ti zhdukur të gjitha dëshmitë se si gjatë 10 viteve të fundit janë përgjuar politikanët dhe qytetarët tjerë të cilët kanë qenë në shënjestër të pushtetit.

Ndryshe, nga vrasja makabre e të ndjerit Kërpaç ndjehet një shqetësim i madh në Maqedoni, për shkak se struktura të caktuara të brengosura për fatin e tyre ka gjasa që të kishin likuiduar atë, me qëllim për të fshehur të gjitha faktet dhe dëshmit tronditëse që janë bërë gjatë 10 viteve të fundit në Maqedoni.

Nga ana tjetër likuidim fizik kishte para tre javësh edhe në Kosovë. Një ish luftëtratë i UÇK-së u vra në rrethana të paqarta dhe misterioze i cili kishte ardhur nga Zvicrra dhe kishte dhënë dëshmi në Gjykatën Speciale në Kosovë në lidhje me krimet e bëra gjatë luftës së vitit 1999. Këto vrasje kanë ngritur alarmin para bashkësisë ndërkombëtare, SHBA-së dhe BE-së, të cilët prioritet të lartë e kanë demokratizimin e shteteve të ballkanit, përfshirë këtu Shqiprinë, Kosovën dhe Maqedoninë.

Disa herë Ambasadori amerikan, Donald Lu, ka akuzuar elitat politike në Shqipëri se janë të involvuar pas kriminalitetit dhe korrupcionit. Ndërsa në Maqedoni gjithë kriminaliteti dhe korrupcioni u dëshmua me publikimin e bombave të Zaevit. Ndërsa në Kosovë, Gjykata Speciale sapo ka filluar të ndriçoj rastet e tmerrshme ku janë të involvuar elitat më të larta politike kosovare.

Mirëpo për shkak të likuidimit të personit të parë në Maqedoni, Kosta Kërpaç, që nga publikimi i bombave të Zaevit, elitat e caktuara maqedonase tentojnë që të mbjellin frik edhe te dëshmitarët tjerl, por edhe tek gjykatësit dhe prokurorët që assesi mos të marrin guximin që të paraburgosin të dyshuarit për kriminalitet dhe korrupcion që u dëgjuan në aferën e përgjimeve, shkruan Zhurnal.

Nga ana tjetër Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, para dy javësh vendosi që ti falë shumicën e funksionarëve të VMRO-DPMNE-së, të cilët janë të përfshirë në skandalin e përgjimeve. Ivanov madje këtë vendim e arsyetoi me qëllim që të mos ketë gjakderdhje mes maqedonasve.

Mirëpo tani likuidimi i fundit si duket dëshiron dikush ta shfrytëzoj si alibi se Ivanov ka qenë në të drejtë, pasi si duket në Maqedoni janë të parapara shumë skenare të përgjakshme me qëllim që të shpëtojnë elitat e caktuara politike nga burgu dhe nga përndjekjet e ndryshme penale.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *