Home / Kryesoret / Angelov kërcënon Gruevskin

Angelov kërcënon Gruevskin

Stojance Angelov pas protestës së djeshme shkroi në profilin e tij në Facebook. Ashtu si shkruan, nga DPMNE kërkon që t`i kërkojnë falje qytetarëve ku përmes njoftimit të tyre i quan huligan.

“Edhe unë isha në protestat e djeshme, nga fillimi deri në fund. Por unë nuk jam huligan. E as njerëzit rreth meje nuk ishin huligan.

Gjegjësisht, unë mbrëmë nuk pash asnjë huligan. Pash vetëm disa njerëz të mllefosur nga krimi dhe paligjësia në këtë shtet.

Për këtë arsye, Dinjiteti, kërkon nga DPMNE që t`i kërkoje falje qytetarëve ku përmes njoftimit të tyre idiot i quan huligan. Kërkoni falje, pasi që në të kundërtën nesër do të mblidhemi më shumë”, shkroi Angelov.

Gjithashtu lexo

Foure mbështet reformat në OBRM-PDUKM (Foto)

Ish-euroambasadori në Maqedoni, Erwan Foure, përmes një shënimi të shkurtër në Maqedoni, ka përshëndetur iniciativën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *