Home / Kryesoret / Anketa: BDI-ja bie nga lideri, radhitet e katërta!

Anketa: BDI-ja bie nga lideri, radhitet e katërta!

Dyshimet për korrupsion dhe kriminalitet masiv kanë ndikuar në rënien drastike të mbështetjes së BDI-së nga popullata shqiptare në Maqedoni.

Në shumicën e sondazheve të realizuara nga mediat shqiptare në Maqedoni dhe Kosovë, partia në pushtet rënditet e treta apo e katërta, – njofton INA.

Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, atëherë fituese do të shpallej Lëvizja “BESA”, e pasuar nga “Aleanca për shqiptarët”. Kjo bëhet e ditur në anketën e realizuar nga INA.

Anketa ishte e hapur disa javë; në pyetjen “Cila parti mendoni se do të fitojë në zgjedhje”, votuan rreth 8 mijë lexues. Prej tyre, 2084 për Lëvizjen BESA, rreth 1900 për LR-PDSH, 1080 për PDSH, 1055 për BDI, 476 “Uniteti” dhe 364 për RDK-në.

Ndryshe, anketa është dizajnuar në atë mënyrë që pamundëson votimin e shumëfishtë.

Kujdes: ky “sondazh” nuk ka një bazë shkencore, pasi nuk kryhet mbi një kampion të seleksionuar votuesish; për këtë arsye, duhet të vlejë vetëm si një tregues i përgjithshëm. (INA)

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *