Home / Lajme / Maqedoni / Anulohet seanca e sotme gjyqësore e rastit “Lagjja e Trimave”

Anulohet seanca e sotme gjyqësore e rastit “Lagjja e Trimave”

Shtyhet seanca gjyqësore e mbyllur e rastit “Lagjja e Trimave” e paraparë që të mbahet sot prej orës 10:00. MPB nuk ka pasur kapacitete të mjaftueshme që të asistojë në këtë seancë, pasi që të njëjtit i ka dërguar në kufirin Maqedoni – Greqi pas incidentit të djeshëm me refugjatët.

“Policia nuk ka mundur që të asistojë në këtë seancë, për shkak se gjitha kapacitetet i ka dërguar në kufirin me Greqinë. Për këtë rast, seanca është sot është shtyrë. Seanca e radhës është caktuar për 21 prilli”, tha për Portalb, avokatja e palës mborjtëse Artene Ademi.

Lajmin për shtyrjen e seancën e kanë konfirmuar edhe nga Gjykata Themelore Shkupi 1, që siç thonë ata, seancë është shtyrë për shkaqe teknike, gjegjësisht sepse të akuzuarit nuk janë sjellë në Gjykatë.

Përndryshe, deri më tani janë mbajtur tre seanca të mbyllura sepse janë dëgjuar dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur. Rreth 40 dëshmitarët e mbrojtur të propozuar nga Prokuroria janë policë të cilët kanë marrë pjesë në aksionin për shpartallimin e grupit të armatosur. Nga Gjykata ende nuk mund të konfirmojmë se deri kur do të zgjasë marrja e tyre në pyetje, por vetëm theksojnë se në kohë do të njoftohet publiku se kur seanca do të jetë e hapur për publikun.

Ndryshe në seancën e fundit më 7 prill, kanë dëshmuar 4 pjesëtarë të policisë, si dëshmitarë të mbrojtur për rastin “Lagjja e trimave”.

Në deklaratën e tij avokati mbrojtës Naser Raufi ka thënë se dëshmitë e policëve janë në favor të palës mbrojtëse.

“Nuk mund të them se çka kanë thënë, por në favor tonin janë deklaratat e policëve. Derisa dëgjohen dëshmitë e dëshmitarëve të mbrojtur pjesëtar të policisë seancat do të jenë të mbyllura”, tha avokati Raufi.

Sipas aktakuzës, në rastin “Lagjja e Trimave” 29 persona akuzohen për terrorizëm dhe prishjen e rendit kushtetues të Maqedonisë ku grupi i armatorur u përlesh me forcat e sigurisë maqedonase më 9 dhe 10 maj të vitit të kaluar.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *