Home / Lajme / Rajon / Arrestohet “monstra” që mbante peng dhe kryente marrëdhënie seksuale me 15 vjeçaren

Arrestohet “monstra” që mbante peng dhe kryente marrëdhënie seksuale me 15 vjeçaren

Një 41 vjeçar nga qyteti i Durrësit ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur.

Sipas policisë shtetasi Martin Haxhija 41 vjeç ka detyruar 15 vjeçaren G.GJ të bashkëjetojmë me të dhe të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

Ai ishte shpallur në kërkim nga policia e Lezhës për “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”dhe”Shtrëngimi apo pengimi për të bashkëjetuar ose për të lidhur apo zgjidhur martesë”.

“Haxhija, më anë të dhunë psikologjike ka detyruar shtetasen G.Gj. 15 vjeçe, të bashkëjetojë me të në banesën e tij në Durrës, për rreth një javë, ku dhe ka kryer me këtë shtetase marrëdhënie seksuale”, sqaron policia e Durrësit.

Këtë shtetas, policia e Lezhës e ka shpallur në kërkim më 5 prill të këtij viti.

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *